Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç vitin e ri e filloi me provokime ndaj shteteve fqinje.
“Mesazhi im për Zagrebin, Sarajevën dhe Prishtinën: Gëzuar Vitin e Ri dhe mos shpresoni kot, se nuk do të ketë ndërrim pushteti në Serbi”, është shprehur ai.
Këto komente të kreut të shtetit serb erdhën pas disa protestive masive që pushtuan vendin pas shembjes së strehës së një stacioni treni të Novi Sadit që shkaktoi 15 të vdekur.
Zemërimi në shkallë të gjerë pas incidentit nxiti protesta pothuajse të përditshme kundër presidentit populist Vuçiç dhe qeverisë së tij.