Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lirohet hapësira pranë lumit Vjosa, largohet pas 15 vitesh grumbullimi i pasurive të sekuestruara

    Mbi 1,100 artistë kërkojnë bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Vuçiç paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar nga Prishtina, Tirana e Zagrebi

    April 15, 2026

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në një postim në rrjetet sociale se vendi i tij po përballet me presione të ndryshme politike nga rajoni, duke përmendur në mënyrë direkte Prishtinën, Tiranën dhe Zagrebin, dhe paralajmëroi blerje të reja ushtarake.

    “Situata e sigurisë është disi më komplekse sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtines, Tiranës dhe Zagrebit. Angazhimi ynë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nuk ka ndryshuar, dhe ne mund ta ruajmë atë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të fuqishëm”, shkroi Vuçiç në Facebook.

    Ai shtoi se, pavarësisht këtyre zhvillimeve, institucionet serbe do të vazhdojnë punën për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare në rajon.

    Si komandant suprem i Forcave të Armatosura Serbe, tha se ka propozuar miratimin e një strategjie për robotizimin e këtyre forcave.

    Sipas tij, plani përfshin krijimin e njësive ushtarake të pajisura me platforma robotike dhe dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, si dhe përdorimin e municioneve “fluturuese”.

    Po ashtu, ai paralajmëroi trajnimin e njësive speciale të zbulimit për përcaktimin e koordinatave të objektivave për përdorim të artilerisë dhe aviacionit, si dhe zgjerimin e përdorimit të dronëve në pjesë të tjera të ushtrisë.

    Vuçiq tha se këto masa synojnë modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake të Serbisë.

    “Në ditët në vijim, do të nënshkruajmë kontrata shumë të rëndësishme për prokurimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Presim vizita të rëndësishme dhe kontrata të reja me vende të tjera, me qëllim bërjen e porosive të mëdha për ushtrinë tonë. Besoj se në periudhën në vijim, do ta ngremë në një nivel më të lartë gjithçka që kemi folur sot”, tha Vuçiq.

    “Mendoj se do të jemi një nga ushtritë me ndërveprimin më të theksuar dhe aftësitë më të mëdha jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë”, shtoi ai.

    Kujt i referohet Vuçiq?

    Vitin e kaluar, Kosova dhe dy shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan marrëveshje për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

    Përfaqësuesit e tri vendeve thanë atëkohë se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, si dhe do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride.

    Ata theksuan se aleanca mes tyre nuk është e drejtuar kundër askujt, por Vuçiq, në disa raste, e përshkroi atë si kërcënim për Serbinë. “Ne po përgatitemi për sulmin e tyre. Ata nuk synojnë të mbrohen, por të sulmojnë. Po formojnë aleancë ushtarake për të na sulmuar”, tha Vuçiq për Radio-Televizionin e Serbisë, më 12 mars.

    Çfarë kapacitetesh posedon ushtria serbe?

    Edhe pse pretendon neutralitet ushtarak, Serbia është ushtria më e shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor.

    Sipas të dhënave të Institutit të Stokholmit për Kërkime mbi Paqen (SIPRI), vetëm në vitin 2024, ajo shpenzoi 2.2 miliardë dollarë – rreth pesë herë më shumë se Shqipëria, që zë vendin e dytë në rajon për shpenzime ushtarake.

    Muajin e kaluar, Vuçiq njoftoi për blerjen e raketave balistike supersonike nga Kina për forcën e tij ajrore.

    Kështu, ajo u bë fuqia e parë në Evropë e pajisur me raketa ajër-tokë CM-400AKG, të cilat kanë rreze veprimi prej qindra kilometrash.

    Serbia ka në arsenalin e vet edhe armë nga Perëndimi, si avionë Rafale, por edhe nga Rusia, si MiG-29.

    Joseph: Serbia po krijon artificialisht një ndjenjë rreziku

    Eksperti i menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 14 prill se “alarmet e vazhdueshme dhe të ekzagjeruara” në Beograd për Deklaratën e Përbashkët të Sigurisë mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës janë shqetësuese.

    Sipas tij, Beogradi duket se po e përdor këtë si “pretekst për t’u armatosur dhe për të krijuar artificialisht një ndjenjë rreziku brenda vendit”.

    “Rritja e vazhdueshme e armatimit në Serbi – përfshirë blerjen e raketave supersonike kineze – është një shqetësim serioz. Çfarë kërcënimi synojnë të luftojnë këto raketa?”, tha Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.

    Sipas tij, Vuçiq është në një pozicion gjithnjë e më të dobësuar, për shkak të protestatve antiqeveritare, humbjes së aleatit të tij hungarez, Viktor Orban, në zgjedhje dhe kritikave të Bashkimit Evropian për minim të sundimit të ligjit.

    Bashkimi Evropian, ku Serbia mëton të anëtarësohet, i ka bërë vazhdimisht thirrje asaj që ta harmonizojë politikën e jashtme me atë të bllokut. Dështimi për të vepruar ka bërë që Serbia të mos hapë asnjë kapitull negociatash që nga viti 2021./rel

    Vuçiç
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lirohet hapësira pranë lumit Vjosa, largohet pas 15 vitesh grumbullimi i pasurive të sekuestruara

    April 21, 2026

    Mbi 1,100 artistë kërkojnë bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    April 21, 2026

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    April 21, 2026

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.