Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Divorci” me Kujtim Cakranin, Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Ilir Meta

    Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private

    Vuçiç: Mungesa e konsensusit në BE për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë ishte e pritshme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Vuçiç: Mungesa e konsensusit në BE për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë ishte e pritshme

    July 9, 2026

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të mërkurën se mungesa e konsensusit mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë, ishte e pritshme.

    “Duhet të shqetësohemi më shumë se cilën rrugë ose hekurudhë të hapim, jo cilin grup. Nuk ka nevojë të shqetësohemi shumë, gjithçka është përafërsisht e pritshme”, tha ai gjatë një interviste në programin e përditshëm të lajmeve të Radios dhe Televizionit të Serbisë të mërkurën në mbrëmje.

    Radio Evropa e Lirë (REL) ka mësuar se në takimin e ambasadorëve të BE-së, të paktën tetë shtete anëtare u shprehën qartazi dhe pa asnjë rezervë kundër hapjes së këtij grupi kapitujsh.

    Si arsye, ato përmendën mangësitë në fushën e sundimit të ligjit, refuzimin e Serbisë për t’u harmonizuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, si dhe mungesën e përkushtimit të mjaftueshëm ndaj procesit të integrimit evropian.

    Sipas burimeve të njëjta, disa shtete të tjera nuk e kundërshtuan hapur hapjen e klasterit 3, por vlerësuan se ende nuk janë krijuar kushtet për një hap të tillë.

    Edhe ato shprehën shqetësime për sundimin e ligjit, mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe gjendjen e lirisë së mediave në Serbi.

    Mundësia e hapjes së klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë ishte në rendin e ditës në takimin e ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së, pasi Komisioni Evropian rekomandoi me shkrim që Serbisë t’i mundësohej hapja e këtij klasteri brenda muajit korrik.

    Megjithatë, pas një diskutimi që, sipas burimeve diplomatike të REL-it, zgjati shumë më gjatë sesa ishte planifikuar, kryesuesi i takimit konstatoi se shtetet anëtare të BE-së nuk kanë arritur konsensus për hapjen e klasterit 3 me Serbinë.

    Ndërkohë, duke folur për pjesëmarrjen e ministrit të Informacionit dhe Telekomunikacionit Boris Bratin si i dërguar qeveritar në funeralin e udhëheqësit suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, Vuçiç tha se ishte “vendimi i tij, sepse Irani nuk e njohu Kosovën”.

    Në ceremoninë mortore të liderit iranian, i cili u vra në ditën e parë të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, më 28 shkurt, Serbia kishte përfaqësuesin e saj përkrah Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Gjeorgjisë, Turqisë, Kinës, Pakistanit, Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera.

    Vuçiç deklaroi gjithashtu se Serbia nuk do ta ndryshojë politikën e vet ndaj Moskës dhe Kievit në periudhën e ardhshme dhe se do t’i vazhdojë marrëdhëniet e mira me të dyja vendet.

    Lideri serb njoftoi gjithashtu se vendimi për të shpallur zgjedhje të reja në Serbi do të merret në gusht ose shtator.

    “Zgjedhjet me shumë gjasa do të mbahen në tetor ose nëntor, me shumë mundësi së pari parlamentare, pastaj presidenciale”, tha Vuçiç./ REL

    Aleksandar Vuçiç Presidenti i Serbisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Divorci” me Kujtim Cakranin, Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Ilir Meta

    July 9, 2026

    Aksion për lirimin e hapësirave publike në Tale të Lezhës, gjobiten 2 subjekte private

    July 9, 2026

    Vuçiç: Mungesa e konsensusit në BE për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë ishte e pritshme

    July 9, 2026

    Njëri me kamera e tjetri me dy gishtat lart, Balla publikon foton: Sorrat që na çoi Berisha te hoteli në Strasburg!

    July 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.