GREQI– Pandeli Nakoleci është vënë në pranga pasditen e kësaj të shtune pasi akuzohet se vrau gruan e tij në Volos.
Shqiptari u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë.
Bazuar në atë që raporton policia, autori ishte fshehur në një parking, ku qëndroi për disa orë pas ngjarjes.
Menjëherë pas kryerjes së krimit, ai u arratis nga vendi i ngjarjes, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm (22 gusht) në banesën e çiftit në qytetin e Volosit, ku Nakoleci dyshohet se goditi për vdekje bashkëshorten me një mjet kuzhine. Katër fëmijët, të moshës nga 6 deri në 18 vjeç, ndodheshin në shtëpi dhe ishin dëshmitarë të ngjarjes së rëndë.
Pas krimit, 40-vjeçari u arratis. Krimi ndodhi në rrugën “Konstanda”, ndersa autori i dyshuar është 40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nikoleci., i cili u largua me vrap pasi kreu aktin makabër. Ngjarja u zbulua pasi vajza 16-vjeçare e çiftit, e tmerruar, telefonoi urgjencën pasi pa nënën e saj të gjakosur në hyrje të pallatit. Sipas burimeve mjekësore, viktima, e identifikuar si Marjola Nakoleci, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të gjakderdhjes së madhe, e shkaktuar nga goditje me thikë dhe prerje nga xhamat e thyer të derës hyrëse./Radar.al
Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari i njohur, Artur Zheji