Site icon Informohu siç duhet

Vr*u djalin e tij/ Hekuran Gjoni: Gjuajti me shuplakë vajzën teksa hanim bukë, nuk durova dot

Vr*u djalin e tij/ Dëshmon Hekuran Gjoni: Gjuajti me shuplakë vajzën teksa hanim bukë, nuk durova dot

Detaje të reja kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, ku shtetasi Hekuran Gjoni i mori jetën djalit të tij.

Gazetari Esido Barkaj ka siguruar dëshminë e 74-vjeçarit.

Mësohet se Hekuran Gjoni është shprehur se momenti kur ju errën sytë dhe mori thikën ishte kur i biri i goditi vajzën.

“Djali im Asimi më tallet prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Djali filloi sërish të më tallte. Pasi u acarova i ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali i ngrit dhe ai dhe më qëlloi ku unë u rrëzova. Në këtë moment ka ndërhyrë vajza ime ku i bërtiti Asimit pse qëllove babin. Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment mu errësuan sytë dhe i ngrita mora thikën dhe e godita djalin“, është shprehur autori i ngjarjes së rëndë.

Exit mobile version