Fqinja e familjes Balla, ku djali i vogël i shtëpisë, Esmerald Balla, vrau babanë e tij, Enver Balla, e më pas e hodhi në pus, ka treguar se kurrë nuk kishte dëgjuar për ndonjë konflikt në këtë familje.
Madje, ajo shtoi se viktima së shpejti do të martohej, pasi gruaja e parë i kishte vdekur.
“Asnjëherë nuk kam dëgjuar ndonjë konflikt në atë familje, fëmijët u martuan dhe vetë Enveri do të martohej, pasi gruaja e parë i kishte vdekur. Më tha që do të gjente një grua për shtëpi. Mund të ketë më shumë se dy javë që nuk e kemi parë”, thotë fqinja.
“E dinim që nuk kishte ardhur në shtëpi, e kishte hapur fjalën djali i tij. Na tha që babai ka humbur”, shton fqinja.

