Esmerald Balla, vetëm 30 vjeç u bë vrasës në moshë të re, vrasës i babait të tij, Enver Balla. Krimi i rëndë tronditi Shënavlashin e Durrësit ku ndodhi por jo vetëm, të gjithë shoqërinë shqiptare, për vetë mesazhin që mbart: Ku po shkon rinia sot? Në çfarë degradimi vlerash e normash kemi mbërritur?
Ky krim i rëndë brenda familjes e ka tronditur për herë të dytë brenda 9 muajsh fshatin Shënavlash të Durrësit.
Në muajin Shkurt, opinioni publik u shokua kur tre fëmijët e familjes Meta pranuan se kishin vrarë babanë Pëllumb Meta dhe e kishin groposur trupin në kasollen e lopës.
49 vjeçari Pëllumb Meta u vra brenda në banesë dhe trupi i tij u gropos në kasollen e bagëtive ku u gjet 13 ditë më pas.
Fillimisht krimi u mor përsipër nga e bija 19 vjeçare e viktimës por më pas policia zbuloi se ekzekutori ishte djali i madh i familjes, Hysen Meta, ai që kishte bërë dhe denoncimin në polici të zhdukjes së të atit më 13 shkurt.
Policia e Durrësit zbardhi krimin e rëndë në familje duke çuar me 23 shkurt 2024 në pranga përveç vajzës Hygerta dhe dy djemtë e tij, Hysenin 24 vjeç dhe Amarildon 21 vjeç. Ndërkohë nëna e tyre, Blerina Meta, 49 vjeç u hetua në gjendje të lirë për fshehje krimi.
Radar.al


