DURRËS– Një ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm në Manëz 22 tetor, pranë një karburanti.
Bazuar në atë që ka raportuar policia, u njoftua se pas një janë vrarë me armë zjarri Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Arianit Kurti, 23 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se Flori Paluçi është vrarë nga Daniel Pepa, 21 vjeç, ndërsa Arianit Kurti dyshohet se është vrarë nga vetë Paluçi, gjatë përplasjes së armatosur.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar Daniel Pepa është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e Policisë po zhvillojnë kontrolle intensive për kapjen e tij./Radar.al


