Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Vr*sja e Jani Aliajt në Koridhalos. Shqiptari i paguar nga jashtë burgut, greku i dyshuar mund të ishte kërcënuar

    February 17, 2026

    Gjatë emisionit “Në Shënjestër” u transmetuan detaje të reja nga dosja e vrasjes së Jani Aliajt në burgun e Koridhalos në Greqi, ku fillimisht autori dyshohej të ishte një i burgosur grek, 28-vjeçari Kristos Vardhuniotis.

    Sipas materialit të transmetuar, hetimet e mëtejshme zbuluan se vrasësi i vërtetë mund të ishte një shqiptar, Xhuliano Halili, 44-vjeç, nga Tepelena, i njohur për mënyrën mizore dhe të paskrupullt të ekzekutimit të krimeve. Halili kishte qelinë ngjitur me atë të Aliajt në sektorin nr. 3 të burgut.

    Çuditërisht, Vardhuniotis, i dyshuari grek, ishte paraqitur vetë te autoritetet duke pretenduar se e kishte kryer vrasjen, pa pasur asnjë shenjë dhune në trupin e tij. Ndërkohë, Halili u identifikua me shenja gjaku dhe një histori kriminale të pasur me vrasje.

    Në të kaluarën, Halili kishte vrarë një tjetër shqiptar, Alfons Ndoci, dhe ishte i njohur për lidhje me luftën brenda grupeve kriminale që kontrollojnë jetën e natës në Greqi. Vrasja e Aliajt dyshohet se lidhet me konfliktet brenda kësaj “mafie greke”, ku shqiptarë të rekrutuar me pagesë kryenin ekzekutime për interesa të jashtme.

    Halili është i dënuar me burgim të përjetshëm si vrasës me pagesë dhe ka në CV-në e tij krime të tmerrshme, duke përfshirë edhe ekzekutimin e Fillim Mesajës dhe të birit të tij vetëm 2 vjeç, në Mesinia, si pjesë e larjes së hesapit midis Vasilis Varelas dhe Mesajës.

    Në vitin 2018, Halili dhe Alfons Ndoci u arratisën nga Porti i Pireut, por u kapën shpejt. Më vonë, në qershor të vitit 2024, Halili vrau brenda burgut të Koridhalos Alfons Ndoci-n dhe plagosi Altin Vokrrin, gjithashtu me dyshime se ishte paguar nga jashtë burgut.

    Krimet e tij nuk kishin vetëm viktima shqiptare; ai ka vrarë edhe shtetas grekë, përfshirë edhe kusërinjtë e tij, siç ishte ekzekutimi i kushëririt Sulo Halili në Skourta, Viotia, në vitin 2022, dyshimet e policisë greke lidhin këtë ngjarje me aktivitetin kriminal të Xhuliano Halilit.

    Sipas hetimeve, Halili vepronte nën udhëzimet e mafiozit grek Vasilis Varelas, i njohur edhe për aktivitetet kriminale dhe trafikun e drogës në Greqi, pas një karriere të hershme si dublant në filmat e Chuck Norris në vitet ’80.

    paguar shqiptari vrasja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    July 20, 2026

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    July 20, 2026

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    July 20, 2026

    Trump: Netanyahu nuk do të arrestohet në asnjë rrethanë gjatë qëndrimit në SHBA

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.