Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vr*sja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen e sigurisë

    October 27, 2025

    TIRANË– Gjykata e Apelit ditën e sotme ka dhënë vendimin për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit i dyshuar si vrasësi i gjyqtarit Astrit Kalaja, gjithashtu edhe rojen e sigurisë, Banush Koxhaj, të cilët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

    Në përfundim të seancës, togat e zeza lanë në fuqi masën e caktuar ndaj tyre nga Shkalla e Parë, duke lënë pas hekurave Gjon Shkambin dhe Banush Koxhaj.

    “Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.10.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Genti Shala, vendosi:

    – Miratimin e vendimit nr .2774 Regj, datë 09.10.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në vendim.

    Ngjarja ka ndodhur më 06 Tetor 2025, rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor. 30-vjeçari Elvis Shkambi (palë në proces) dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja dhe shtetasve Ragip e Ervis Kurtaj, baba e bir (pala tjetër në proces). Si pasojë humbi jetën gjyqtari i Apelit dhe mbetën të plagosur baba e bir.

    VENDIMI I PLOTË:

    Në gjykatën e Apelit, sot u gjykua çështja penale (masë sigurimi) që i përket ngjarjes së ndodhur me datë 06.10.2025, rreth orës 15:40, ku në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K dhe shtetasve R. K dhe E. K, atë e bir (pala tjetër në proces). Si pasojë ka humbur jetën gjyqtari A. K dhe janë plagosur shtetasit R. K dhe E. K.

    Mbi kërkesën e Prokurorisë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:

    – personit nën hetim me iniciale E. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”,  parashikuar nga nenet 79/a, 79 germa “ç”, 25, 22  dhe 278/1 të Kodit Penal.

    – personit nën hetim me iniciale Gj. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 germa “ç”, 25, 22 i Kodit Penal.

    -personit nën hetim me iniciale B. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

    Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2774 Regj, datë 09.10.2025, ka vendosur:

    1. Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
    2. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim E. Sh.
    3. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim E. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
    4. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim Gj. Sh.
    5. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim Gj. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
    6. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim B. K.
    7. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim B. K, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
    8. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi

    Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personat nën hetim me iniciale Gj. Sh dhe B.K, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.

    Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.10.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Genti Shala, vendosi:

    – Miratimin e vendimit nr .2774 Regj, datë 09.10.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./Radar.al

    apeli Banush Koxhaj Elvis Shkambi gjon Shkambi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    April 20, 2026

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    April 20, 2026

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    April 20, 2026

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.