Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    Aksidentohet autobusi me nxënës në Elbasan, përplaset me një tjetër makinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vr*sja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali/ Nisin hetimet për biznesmenin, dëshmia: E futa trupin e tij në një fuçi vere…

    June 27, 2025
    Vr*sja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali/ Nisin hetimet për biznesmenin, dëshmia: E futa trupin e tij në një fuçi vere...
    25-vjeçari shqiptar, Rivaldo Rusi

    ITALI– Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali. Viktima Rivaldo Rusi 25-vjeç u vra me armë zjarri në zonën Cilentos në Itali nga pronari i një banese gjatë tentativës për grabitje, disa ditë më parë.

    Krimin e rrëfeu vetë biznesmeni italian, Aurelio Valiante, i cili pranoi edhe autorësinë. 58-vjeçari plagosi gjithashtu një person tjetër, i cili ndodhet në spital në Napoli në gjendje të rendë.

    58-vjeçari rrëfeu para drejtësisë italiane se ai qëlloi disa herë me armë zjarri, kundrejt hajdutëve. Nga të shtënat mbeti i vrarë vetëm njëri prej tyre, Rivaldo Rusi. Më pas biznesmeni tha se fshehu trupin e pajetë të riut shqiptar vetëm. Ai zbuloi se e transportoi trupin e shqiptarit në një fuçi vere, të cilën më pas e ngarkoi në makinë, për ta çuar në një zonë disa kilometra larg banesës për ta varrosur.

    Sipas asaj që raportojnë mediat italiane bëhet me dije se biznesmeni nga Foria di Centola po hetohet për vrasje dhe fshehje të trupit të viktimës.

    Deri më tani nuk është urdhëruar asnjë masë paraprake kundër tij. Sakaq biznesmeni së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, janë transferuar në një vend të mbrojtur për arsye sigurie.

    Në orët në vijim, me vendim të autoriteteve, ai mund të shoqërohet jashtë rajonit. Sipërmarrësi, u mor në pyetje për më shumë se njëmbëdhjetë orë nga prokurori publik i Vallos, Francesco Rotondo. I shoqëruar nga avokati i tij, Antonello Natale, ai zgjodhi të bashkëpunonte me hetuesit dhe të tregonte se çfarë ndodhi natën midis të dielës dhe të hënës, kur një tentativë vjedhjeje në vilën e tij u shndërrua në një masakër./Radar.al

    Aurelio Valiante itali Rivaldo Rusi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ministri i Mbrojtjes në Bruksel: Shqipëria, aleate e besueshme në NATO

    June 18, 2026

    Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

    June 18, 2026

    Aksidentohet autobusi me nxënës në Elbasan, përplaset me një tjetër makinë

    June 18, 2026

    Kultivuan plantacionin me mbi 1800 bimë kanabisi në pyll, një i arrestuar dhe 1 në kërkim

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.