TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka.
Ata akuzohen për vrasjen e ndërtuesit Eduart Reçi rreth një vit më parë.
Ndaj dy vëllezërve që kryen ekzekutimin, rëndojnë veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’.
Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se viktima Eduart Reçi ndër vite ka ndërtuar në Tiranë, dy pallate dhe një vilë dhe të gjitha njësitë e banimit, garazhde, njësitë tregtare, vila etj., i ka dhënë me qira, tek persona të ndryshëm.
Ndër personat që viktima ka patur mosmarrëveshje për çështje pronësie janë vellëzërit Duka, pronarë të një lokali i cili kufizohej me lokalin në pronësi të viktimës, pasi një pjesë e lokalit të të pandehurve ishte ndërtuar në tokën e viktimës./Radar.al


