Site icon Informohu siç duhet

Vrau babain për para dhe e hodhi në pus, ja si u zbulua djali autor i dyshuar

Tiranë/ Të shpallur në kërkim për dhunë në familje, arrestohen dy shtetas

Sjelljet dhe komunikimet telefonike pas vrasjes së babait, hedhjes në pus dhe denoncimit të tij si i zhdukur kanë zbuluar djalin.

Esmerald Balla, 34-vjeç ka pranuar para hetuesve se e ka varë babain e tij Enver Balla, 62-vjeç dhe trupin e tij e ka hedhur në pus.

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.

Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se e vrau të atin për arsye parash. Ngjarja e rëndë ndodhi në Shënavlash.

 

Exit mobile version