Esmerald Balla, djali që vrau babain e tij Enver Balla në Shënavlash të Durrësit, ishte i martuar dhe ka dy fëmijë të mitur.
Ai jetonte në të njëjtën çati me babain dhe njerkën, gruaja e viktimës, pasi nëna e 30-vjeçarit kishte ndërruar jetë.
Kthesë për hetimin bëri kasforta e thyer që u gjet jashtë banesës ku jetonte viktima me bashkëshorten e tij ( njerkën e autoritm pasi nëna i kishte vdekur vite më parë)
Policia nga hetimet dhe nga këqyrja e aparateve celular të autorit ka zbuluar se ai ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
NGJARJA
Esmerald Balla, 30 vjeç vrau me pistoletë të atin dhe e hodhi në pus. Shkak për ngjarjen e rëndë janë bërë paratë.
Në banesë viktima kishte një kasafortë me rreth 75 milionë lekë të vjetra. Këtë kasafortë djali i tij e kishte hapur fshehtas dhe merrte prej kohësh prej aty para. Kur babai i tij e zbuloi, u konfliktua me të birin i cili i mbylli gojën duke e vrarë.
Pasi hetuesit shkuan në gjurmët e të birit vrasës, para fakteve 30 vjeçari pranoi krimin dhe tha se kishte vepruar në gjaknxehtësi, pasi zbuloi se babai për shkak të marrëdhënieve që kishte me gra jashtë martese kishte prishur kursimet e shtëpisë.


