Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

    Arrestimi/ Prokuroria nuk nisi hetimet për kallëzimin e Metës ndaj punonjësve të burgut 313, ish-presidenti ankimon vendimin në Gjykatën e Tiranës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vrasja në Sarandë/ Drejtori i Policisë vendore në Vlorë: Indetifikohet autori, vijojnë hetimet (DETAJET)

    May 8, 2026
    Screenshot


    TIRANË– Pasditen e kësaj premteje Elidon Çela, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë gjatë një konference për Median, mbi rezultatet e hetimeve për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së shtetasit R. I., ndodhur më datë 07.05.2026, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, Sarandë.

    NJOFTIMI I PLOTË: 

    Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela, konferencë për Median, mbi rezultatet e hetimeve për zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së shtetasit R. I., ndodhur më datë 07.05.2026, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, Sarandë.

    Përshëndetje,

    Jam sot këtu për të informuar opinionin publik lidhur me veprimet e shpejta, intensive dhe profesionale hetimore, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së ndodhur rreth orës 21:30 të datës 07.05.2026.

    Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Gjashtë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. I., ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi R. I., 66 vjeç, si dhe u plagos shtetasi K. V.

    Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes, si dhe zbardhja e dinamikës së ngjarjes.

    Gjithashtu, vetëm pak momente më parë është bërë dhe shoqërimi i shtetasit të plagosur K. V., i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vijim, ky shtetas do t’u nënshtrohet procedurave penale.

    Nga hetimet rezultoi se mbrëmjen e djeshme, shtetasit: L. T., I. C., E. M., K. V., M. A. dhe E. Sh. kanë shkuar në lokalin e viktimës dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin shtetasi T. R., i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm, duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta me këta shtetas.

    Gjatë konfliktit të dhunshëm, rezulton se viktima R. I. ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve të përfshirë në konflikt.

    Në vijim të ngjarjes, dyshohet se shtetasi L. T. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit R. I., i cili, për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje.

    Gjithashtu, gjatë shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur në këmbë edhe shtetasi K. V.

    Pas ngjarjes, të gjithë shtetasit e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, dyshohet se vëllai i viktimës, shtetasi H. I., ka larguar nga vendngjarja dhe fshehur armën e zjarrit automatike së bashku me një krehër me 21 fishekë, të cilat më pas u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

    Gjithashtu, u sekuestruan prova të tjera materiale, konkretisht një automjet tip “Audi Q8”, si dhe fishekë dhe gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.

    Gjatë kontrolleve të mëtejshme, në fshatin Nivicë u gjet i braktisur motomjeti, me të cilin dyshohet se është larguar nga vendngjarja autori i dyshuar, shtetasi L. T. Po ashtu, në lagjen nr. 1, Sarandë, u gjet dhe u bllokua një automjet tip “Audi”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e përfshirë në ngjarje.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u shpallën në kërkim shtetasit:

    • L. T., 37 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

    • I. C., 40 vjeç, E. M., 19 vjeç, K. V., 31 vjeç, M. A., 22 vjeç dhe E. Sh., 21 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”;

    • Si dhe u procedua penalisht shtetasi H. I., 60 vjeç, vëllai i viktimës.

    Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, si dhe kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim.

    Në këtë kuadër, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, duke dhënë çdo informacion të vlefshëm për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për parandalimin e veprimeve të paligjshme.

    Policia e Qarkut Vlorë mbetet maksimalisht e angazhuar në luftën kundër kriminalitetit dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët, turistët dhe vizitorët./Radar.al

    drejtori i policise
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    July 21, 2026

    Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

    July 21, 2026

    Arrestimi/ Prokuroria nuk nisi hetimet për kallëzimin e Metës ndaj punonjësve të burgut 313, ish-presidenti ankimon vendimin në Gjykatën e Tiranës

    July 21, 2026

    Ministria e Shëndetësisë: Më pak pritje në spitale, bien ndjeshëm afatet për skanerin, rezonancën dhe koronarografinë

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.