TIRANË– Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së të shtunës në zonën e Astirit. Darmen Keli goditi me thikë Amarildo Hoxhallarin, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Mësohet se viktima rezulton me precedent të mëparshëm penalë. Sa i takon ngjarjes autori pasi ka zbuluar se viktima i ka ngacmuar të dashurën, ka marrë një thikë në banesë dhe ka qëlluar 34-vjeçarin, e cili banonte në zonën e Yzberishtit.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të banesës së autorit, i cili u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes duke u larguar në rrugicat pranë banesës së tij.
Autori Darmend Keli, duke parë nga ballkoni i shtëpisë së tij, ka vërejtur se e fejuara e tij po ngacmohej nga Amarildo Hoxhallari. 25-vjeçari më pas ka marrë një thikë nga shtëpia dhe ka zbritur për t’u përballur me Hoxhallarin. Sipas burimeve, dy burrat janë konfliktuar fizikisht dhe më pas Keli e ka goditur 34-vjeçarin katër herë me thikë.
DËSHMIA E DARMEN KELIT:
Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia.


