DURRËS– Gjykata e Durrësit ditën e sotme ka dhënë vendimin për anëtarët e familjes Meta, dy djemtë, vajzën dhe gruan, të cilët në bashkëpunim vranë dhe groposën babain e tyre, Pëllumb Meta.
Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Shënavlashit në Durrës dhe që u zbulua më 10 shkurt 2024.
Me burgim të përjetshëm u dënua djali Hysen Meta, i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Meta e më pas i groposi trupin. E motra e tij, Hygerta Meta është dënuar me 8 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria ndërsa i vëllai, Amarildo Meta është dënuar me 5 vite burg.
E ëma e tre fëmijëve, apo bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta është dënuar me 3 vite burg./Radar.al


