Në Itali, gjyqtarja hetuese e Romës ka caktuar gjykim të shkurtuar për Nors Manlapaz, nënën e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që pranoi se vrau studenten shqiptare Ilaria Sula, vetëm 22 vjeç.
Manlapaz akuzohet për komplot dhe ndihmë për fshehjen e trupit të viktimës, vepër e rënduar pasi lidhet drejtpërdrejt me krimin e vrasjes. Seanca gjyqësore do të zhvillohet më 10 dhjetor përpara një gjyqtari të vetëm në Gjykatën e Romës.
Sipas burimeve pranë mbrojtjes, ajo mund të kërkojë një procedurë alternative për të pranuar fajësinë dhe për të përfituar nga uljet e dënimit që parashikon ligji italian.
Rasti tronditës i vrasjes së Ilaria Sulës ka hapur debate të forta në Itali, ndërsa përfshirja e nënës së autorit në fshehjen e krimit e ka bërë çështjen edhe më të rëndë si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë moral.


