TIRANË– Menjëherë pasi u mbajt një minutë heshtje për liderin historik të socialistëve, Fatos Nano, seanca plenare kaloi menjëherë në rendin e ditës, ku pritet të diskutohet edhe projektbuxheti i vitit 2026.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ftoi kolegët opozitarë që bashkë me kalendarin e punimeve të votonin edhe për kalimin e projektbuxhetit, duke theksuar se qeveria e mazhorancës mbajti fjalën ndaj pensionistëve, punonjësve të administratës dhe të sektorit privat.
“Ne e mbajtëm fjalën, po paraqesim buxhetin më të madh në histori. E mbajtëm fjalën edhe për pensionistët dhe jo si i latë ju në 2013. Rritje pensionesh dhe indeksim për pensionistët, rritje muaj për muaj. Nga 1 janari 2026 fal këtij buxheti rritet rroga minimale në 500 euro. Jo vetëm pensionistët do marrin 100 mln euro, por do dyfishohet dhe me radhë nga viti në vit dhe totali për ta me mbështetje buxhetore shkon në 1,7 mld euro. Përsa i përket pagave gjithashtu ka ndihmë në sektorin privat dhe shtetëror. Madje edhe për policët dhe Gardën, që u kërkoj falje efektivëve, do të ndodh rritja e pagave edhe për ta.”-deklaroi Balla.
Gjithashtu Balla ka ftuar opozitën që të votonte projektbuxhetin brenda afateve, që të mos linin në pritje punonjësit dhe pensionistët apo t’i privonin nga rritja e pagave dhe pensioneve./Radar.al
“Ngreje kokën o Sali”/ Balla: O namuzqar s’flitet në ligj për përkatësi të shumëfishtë gjinore


