Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Voton Balluku: Procesi nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera

    May 11, 2025

    FIER– Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka ushtruar të drejtën e saj të votës në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier.

    Në prononcimin e saj për media Balluku tha se procesi nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera. Ajo përgëzoi të gjithë kandidatët e listës së PS për sjelljen shembullore, sipas saj, që kanë pasur gjatë ditës së sotme.

    “Do t’u bëja thirrje të gjithë shqiptarëve që ta përdorin votën e tyre  për të votuar sot dhe mos ta çojnë dëm pasi siç e dimë mirë se është një përgjegjësi qytetare, e cila duhet ushtruar në një sistem demokratik, ashtu siç është Shqipëria dhe me gjithë aspiratën tonë për t’u bërë pjesë e BE. Kam qenë gjatë gjithë ditës e zënë duke ndjekur të gjithë procesin, duke qenë se s’ka qenë një proces shumë i qetë në qarkun e Fierit, pavarësisht se PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe për të mos thyer në asnjë moment Kodin Zgjedhor. Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e listës së PS për sjelljen shembullore që kanë pasur gjatë ditës së sotme dhe do kenë deri në fund të këtij procesi, gjë e cila, sepse ju e keni faktuar vetë, nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera. Kjo është një histori e gjatë që na ka ndjekur gjatë gjithë fushatës. Unë dua të them vetëm kaq, ne flasim me fakte, me prova dhe evidenca. I keni parë nëper ekranet e televizioneve sot se si kandidatët për deputetë të listës së Partisë Demokratike kanë dhunuar gjithçka nga kodi zgjedhor duke u futur, dhe jo vetëm në qarkun e Fierit.”– tha Balluku./Radar.al

    11 Maji zgjedhjet 2025 Belinda Balluku Fier Voton Balluku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.