Me përfundimin e numërimit në 1272 nga 1282 kutitë e votimit në Tiranë, panorama e votave preferenciale brenda Partisë Socialiste po bëhet gjithnjë e më e qartë, duke ndarë kandidatët në ata që kanë siguruar mbështetje të fortë dhe ata që pritet të mbeten jashtë Kuvendit.
Blendi Gonxhja kryeson me mbi 21 mijë vota, ndjekur nga Erion Braçe, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, dhe Fatmir Xhafaj. Ornaldo Rakipi ka arritur të kalojë Xhemal Qefalinë me 42 vota diferencë, duke përforcuar pozicionin e tij.
Ndërkohë, një tjetër garë e ngushtë zhvillohet mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, ku Gjylameti ruan një epërsi të vogël. Në listën e kandidatëve me gjasa për mandat janë edhe Anila Denaj dhe Etilda Gjonaj.
Mimi Kodheli, me 3792 vota, dhe Ermonela Felaj me 4222, ndodhen më poshtë në renditje. Po ashtu, figura si Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu ndodhen në kufijtë e listës, me gjasa të vogla për të siguruar një mandat.
Procesi do përmbyllet me numërimin e 42,384 votave nga Diaspora, që mund të ndikojnë ndjeshëm në renditjen përfundimtare.
1272/ 1282 QV total
1 Blendi Gonxhja 21809
2 Erion Braçe 20261
3 Ervin Hoxha 18764
4 Fatmir Xhafaj 12453
5 Ornaldo Rakipi 9442
6 Xhemal Qefalia 9400
7 Anila Denaj 8656
8 Toni Gogu 5920
9 Blerina Gjylameti 5715
10 Olta Xhaçka 5691
11 Etilda Gjonaj 5124
12 Kejsi Elezi 4950
13 Plarent Ndreca 4493


