MOSKË– Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim të përkohshëm në luftën në Ukrainë. Mediat e huaja shkruajnë se ky vendim është marrë për të shënuar 80-vjetorin e “Ditës së Fitores”, ditë të cilën ish-Bashkimi Sovjetik triumfoi në Luftën e Dytë Botërore ndaj Gjermanisë naziste.
Moska zyrtare deklaroi se armëpushimi 72 orësh do të zgjasë nga fillimi i 8 majit deri në fund të 10 majit dhe Rusia i bëri thirrje Ukrainës të bashkohet gjithashtu me të.
“Rusia beson se pala ukrainase duhet të ndjekë këtë shembull.”-tha Kremlini, ndërsa Ukraina ende nuk ka reaguar.
Vendimi i Vladimir Putin vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shtuar përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë.
Deri në këtë moment, Putini kishte refuzuar të pranonte një armëpushim të plotë të pakushtëzuar, duke e lidhur atë me ndalimin e furnizimeve perëndimore të armëve për Ukrainën dhe përpjekjet mobilizuese të Ukrainës./Radar.al
Blackout-i/ Metroja ngec në gjysmë të rrugës, pasagjerët dalin dhe ecin në shina


