Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të huajt shpenzuan më shumë se 1 mld euro në Shqipëri për tremujorin e parë

    Garë në bursë: Anthropic dhe OpenAI marrin vrull

    Zbulohet një call center mashtrimi/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 49 punonjës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vjedhje dhe pastrim parash, ekstradohen nga Gjermania dhe Italia 2 shqiptarë

    April 7, 2025

    RINAS– Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin e dy shtetasve shqiptarë nga Gjermania, njëri i dënuar për vjedhje me dhunë dhe tjetri në kërkim për pastrim parash, janë ekstraduar në Shqipëri si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet ndërkombëtare.

    Bazuar në njoftimin e policisë mësohet se dy të ekstraduarit janë Flavio Merkuri, 18-vjeç, është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa Ilia Ndoka, 50-vjeç, është ekstraduar nga Italia.

    Njoftimi i policisë:

    Interpol Tirana

    Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe  ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar.

    Ekstradohet nga Gjermania një  18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim.

    Ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”

    1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

    18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.

    2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.

    Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”./Radar.al

    Banorët bllokojnë pikën kufitare të Qafë-Prushit/ Protestojnë për ndërtimin e rrugës: Do bojkotojmë zgjedhjet

    Po shihte ndeshjen me të birin/ Kush është shqiptari që u v*a nga bashkëatdhetari në Itali

    dy te ekstraduar pastrim parash Rinas vjedhje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të huajt shpenzuan më shumë se 1 mld euro në Shqipëri për tremujorin e parë

    June 11, 2026

    Garë në bursë: Anthropic dhe OpenAI marrin vrull

    June 11, 2026

    Zbulohet një call center mashtrimi/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 49 punonjës

    June 11, 2026

    Vendimi që do lumturojë futbollistët shqiptarë, FIFA ndryshon në mënyrë drastike rregullat e merkatos dhe i bën më të pasur

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.