Periudha dimërore është e bukur por jo aq shumë kur pjesa më e madhe e njerëzve preken nga virozat.
Sipas burimeve mësohet se ditët e fundit, mbi 300 pacientë fëmijë i drejtohen çdo ditë QSUT për probleme të shkakatuara nga gripi dhe RSV.
Mjekët e pediatrisë e cilësojnë këtë si një ngarkesë artificiale, pasi më shumë se gjysma e pacientëve nuk janë raste urgjente për trajtim spitalor.
Ndryshe nga urgjenca e QSUT, ku nuk rreshtin vizitat e prindërve të alarmuar përgjendjen e fëmijëve të sëmurë, urgjencat e lagjeve janë bosh. Mjekët pediatër pranë qendrave shëndetësore tregojnë se gjatë 24 orëve nuk trajtojnë më shumë se 3 raste urgjente.
Prindërit refuzojnë të shprehen publikisht në lidhje me këtë situatë.
Me ftohjen e motit pritet rritje e sëmundshmërisë në popullatë dhe veçanarisht në moshat pediatrike, situatë që pritet të ngarkojë edhe sistemin shëndetësor.


