Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Virozat dhe Covid-19 nëpër këmbë/ Mjekja: Rikthimi i fëmijëve në shkolla e ka përkeqësuar situatën

    October 19, 2024
    Virozat dhe Covid-19 nëpër këmbë/ Mjekja: Rikthimi i fëmijëve në shkolla e ka përkeqësuar situatën

    Stina e vjeshtës kësaj radhe është përfshirë gjerësisht me viroza, të cilat kryesisht kryesisht prekin fëmijët.

    E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, mjekja pediatre Sonila Brati shprehet se me rikthimin e fëmijëve në ambientet e shkollës është parë një rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve nga këto viroza.

    Teksa përmendi shkaqet, mjekja shton se është e pazakontë prezenca kaq e shtuar e virozave në këto muaj të vitit, pasi në kushte normale ato janë më prezentë gjatë stinës së dimrit, kryesisht gjatë muajve Janar dhe Shkurt.

    Sonila Brati, mjeke pediatre: Jemi në një situatë të ngarkuar virozash dhe mund të them që kur kanë nisur shkollat, çerdhet apo dhe kopshtet, që fëmijët janë me kapacitet të plotë. Ne kemi në fakt një rikthim goxha të shtuar të të prekurve dhe të fëmijëve që paraqiten tek ne, por nuk janë vetëm fëmijët. Dua të them që janë një popullatë më e gjerë, pasi preken prindërit për shkak të fëmijëve apo e gjithë familja. Kjo javë ka qenë ë vështirë sepse kemi pasur simptoma të rënda ndonjëherë që ka qenë temperaturë e lartë 39 apo 40. Ndonjëherë fëmijët janë dashur që të shtrohen në spital dhe të ndiqen atje. Infeksione bakteriale pa shkak, nuk ka një shkak se nga se vjen realisht kjo temperaturë. 3 janë problematikat që ne hasim këto ditë, janë infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore, ndryshime të temperaturave, luhatje të temperaturave mëngjeseve dhe darkave bën që fëmijët të djersiten të dalin shpesh herë me krah të shkurtra dhe kjo bën një rikthim të shpeshtë të virozave. Problemet më të mëdha që ne kemi parë këto ditë dhe që bëjnë temperatura të larta janë kryesisht problemet me bajamet e qelbëzuara, janë dominuese infeksionet e rrugëve të poshtë respiratore. Ndryshe nga vitet e kaluara që përgjithësisht janë në periudhën e Janar-Shkurtit. Ne në këto ditë kemi pasur shumë laringite, pra kollë të thatë, vështirësi në frymëmarrje ndonjëherë tek fëmijët e cila ka zgjatur me ditë. Deri në rastet e pneumonive të komplikuara dhe gastroenteritet, virozat që janë me diarre dhe me të vjella janë totalisht të pazakonta për këtë kohë, pavarësisht se ne po shohim temperatura shumë të larta për Tetorin. Mendoj se një nga faktorët kryesorë që i favorizon janë edhe temperaturat.

    Më tej mjekja pediatre shtoi se përveç virozave, problematikë vijon të mbetet dhe Covid-19.

    Sipas saj në spitale shtroheshin shumë fëmijë të cilët për një kohë të gjatë ishin të prekur nga Covid.

    Rudina Magjistari: Ndërkohë që dëgjuam dhe raste të covid-it, a janë prezente? Sa i hapur ka qenë tek fëmijët e vegjël dhe është aktualisht.

    Sonila Brati, mjeke pediatre: Covid-i në fakt ka që nga periudha e fund Qershorit që qarkullon në vendin tonë. Periudha e Shtatorit dhe Tetorit ka bërë një rikthim. Ne kemi raste të fëmijëve që vijnë vetëm me temperaturë dhe ndërkohë nuk shohim asnjë lloj simptome tjetër, pra mund të mos kenë as kollë, as dhimbje fyti dhe asgjë tjetër. Ndonjëherë ankohen vetëm për dhimbje koke dhe ka qenë një nga shenjat klasike tek fëmijët. Kur ne bëjmë ekzaminimet shohim që një fëmijë ose mund të jetë aktiv me Covid ose mund të ketë kaluar Covid-19. Kemi pasur raste tek fëmijët që kanë pasur një periudhë Covid shumë të gjatë.

     

    Covid-19 rikthimi i femijeve ne shkolla viroza
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.