GREQI-Autoritetet greke kanë goditur një grup të organizuar kriminal në Rethymo, ku të përfshirë kanë qenë edhe shtetas shqiptarë.
Bazuar në raportimin e mediave vendase bëhet me dije se policia greke ka zbuluar një sasi droge dhe një arsenal të madh armësh në Rethymno.
Operacioni është zhvilluar në një vilë 4 katëshe, ku u zbulua një laborator i kultivimit të marijuanës.
Brenda tij u gjetën 557 bimë marijuanë dhe 34 kg 476 gram marijuanë. Kontrollet e policisë kanë zbuluar edhe 10 armë zjarri automatike si dhe 13 mijë e 65 euro.
Në prangat e policisë ra një grek 34 vjeç dhe një shqiptar 32 vjeç. Ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas grek 43 vjeç./REAL.GR/ Radar.al


