Një vatër zjarri është aktivizuar sërish në fushën e mbetjeve në Vlorë, duke përhapur flakët masivisht mbi materialet e grumbulluara aty.
Zjarri ka shkaktuar gjithashtu një re tymi që mbulon pjesën më të madhe të qytetit, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin. Kjo është e disata herë që vendgrumbullimi i mbetjeve në Vlorë përfshihet nga zjarri, duke evidentuar mungesën e masave parandaluese dhe rrezikun e përsëritur për zonën.


