Operacioni për lirimin e hapësirave publike në bregdet ka mbërritur këtë herë në Kepin e Rodonit. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga aksioni, duke theksuar se objektivi është rikthimi i plazheve për qytetarët dhe pushuesit.
“Kepi i Rodonit – Lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit. Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë,” shkruan Rama.
Aksioni është pjesë e planit kombëtar për të hequr rrethimet dhe zaptimet e paligjshme në zonat bregdetare, duke i rikthyer ato në shërbim të publikut.


