Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    Selin Bollati flet pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Rrugëtimi im u mat me zemrat që preka

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    VIDEO+FOTO/ Shpërbëhet banda e priftërinjve në Greqi, bashkëpunim me shqiptarë për trafik dro*e; njëri prej klerikëve ‘Youtuber’ model, kuzhinier dhe muzikant

    November 9, 2025

    Policia greke ka çmontuar një rrjet kriminal ku të përfshirë rezultojnë tre priftërinj ortodoksë, të cilët bashkëpunonin me një organizatë shqiptare për trafikimin e kokainës, kanabisit dhe transportin e emigrantëve të paligjshëm.

    Njëri prej priftërinjve, 46 vjeç, i njohur gjerësisht në rrjetet sociale si “Youtuber”, publikonte video si model, këngëtar dhe kuzhinier, ndërkohë që në prapaskenë ishte i angazhuar në veprimtari kriminale. Ai është një nga tre klerikët e arrestuar në operacionin e gjerë policor që synonte goditjen e grupit.

    Sipas hetimeve, priftërinjtë bashkëpunonin ngushtë me një grua 52-vjeçare – e identifikuar si drejtuesja e bandës – dhe një 42-vjeçar shqiptar. Klerikët shërbenin si transportues të drogës dhe kujdeseshin për ruajtjen dhe shpërndarjen e saj.

    Agjencia Kundër Drogës zbuloi se sasi kokaine dhe kanabisi fshiheshin edhe brenda një kishe në rrugën Liosion, ku 46-vjeçari i shiste klientët drejtpërdrejt, madje edhe i veshur me petkun fetar. Një pjesë tjetër e trafikut realizohej në oborrin e kishës.

    Prifti i dytë, 40 vjeç, u arrestua në Rodos pasi mori një valixhe që përmbante 2.188 kg kokainë, të cilën ia dorëzoi një shqiptari 38-vjeçar.

    Ndërsa prifti i tretë, 52 vjeç, ndodhet tashmë në burgun e Komotinit, pasi u kap më 6 shtator në Rodope duke transportuar gjashtë emigrantë të paligjshëm të futur nga kufiri greko–turk.

    Hetimet zbuluan aktivitetin paralel të 46-vjeçarit si personazh televiziv, model pasarela, pjesëmarrës në emisione gatimi dhe në projekte muzikore, duke krijuar një profil publik të dyfishtë para se të zbulohej roli i tij në trafikun e drogës.

    Gjatë operacionit u sekuestruan 2,238 gramë kokainë, 9,092.6 gramë kanabis i papërpunuar, si dhe 4,380 euro dhe 24,500 lekë shqiptarë në para të gatshme.

    banda e priftërinjve greqi trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    April 20, 2026

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    April 20, 2026

    Selin Bollati flet pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Rrugëtimi im u mat me zemrat që preka

    April 20, 2026

    Studentja në Florida rrezikon mbi 10 vite burg pas “shakasë” për Netanyahun

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.