Një shpërthim emocional me gjeste i pazakontë për një kryeministër u bë viral këtë të martë, kur kryeministri Edi Rama komentonte në rrjetet sociale pozitat e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Jo vetëm kaq, por ky moment “shpërthyes” i kreut të qeverisë u bë kryefjalë në hapësirën humoristike të rrjetit.
‘Meme’-t me Ramën protagonist janë shpërndarë nga vetë kreu i qeverisë në rrjetin e tij social Instagram shoqëruar me përshkrimin “Yes, yes, you are the best” (Po, po, ju jeni më të mirët).
View this post on Instagram


