Pasi në mbarë botën u përfolën dhe kritikuan shumë tensionet e fundit mes Iranit dhe Izraelit, për banorët e Gazës ky moment ka qenjë një festë.
Disa video të publikuara në rrjet shfaqin momentin kur banorët e Gazës lëvizin të lumtur nëpër qytet duke festuar sulmet e fundit.
Teherani nisi qindra raketa në tre valë sulmesh ndaj qyteteve të ndryshme izraelie por sipas IDF-së shumë pak raketa kanë goditur disa godina duke shkakuar dëme të lehta.
Mirëpo amerikanët kanë paralajmëruar për një rrënim të Iranit nëse ky I fundit dëmton bazat amerikanë të ndodhura në Izrael.
Sakaq kujtojmë se Ministria e Jashtme bëri sot me dije se 5 shqiptarë ndodhen në Izrael, fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit. Turistët e plagosur nisën drejt Traumës
I riu bën manovra të rrezikshme në Tiranë. Përplas 5 persona në trotuar


