KORÇË
Një ditë më parë u bë virale në rrjete sociale një video ku shihej një burrë që tërhiqte prej flokësh një vajzë të vogël në një nga zonat më të frekuentuara në qytetin e Korçës.
Menjëherë pas Këtij episodi ka ardhur dhe një reagim edhe nga blutë e qytetit juglindor. Përmes një komunikate policia konfirmon se ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në komisariat të personit që shfaqet në video. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar me shtetësi holandeze, që gjendej për pushime së bashku me familjen në vendin tonë, ndërsa vajza në video që shihet duke u keqtrajtuar është e tija.
Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. U., 33 vjeç, shtetas holandez, për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla, si dhe i fton të vijojnë t’i denoncojnë për çdo rast dhune që shohin, apo paligjshmërie.
Radar.al


