Një video e publikuar e publikuar së fundmi në rrjet ka shkaktuar goxha reagime.
Nga disa faqe online u publikua seanca parlamentare në Zelandën e Re e cila u ndërpre përkohësisht pasi deputetët Maori interpretuan një haka.
Ne mund të na duket e pazakontë diçka e tillë por në këtë mënyrë deputetët Maori protestuan kundër një projekt-ligji që rishikon Traktatin historik të Ëaitangi-t, të vitit 1840.
Traktati i nënshkruar midis Kurorës Britanike dhe krerëve Maori, mbetet themelor për rregullimin e marrëdhënieve mes dy palëve.
Udhëheqësit Maori janë kundra draftin me argumentin se cënon të drejtat e popullsisë autoktone.
Maori-t përbëjnë 20% të popullsisë së Zelandës së Re dhe debati thekson përplasjen e vazhdueshme mbi interpretimin e traktatit dhe ekuilibrin e pushtetit.


