Ndonëse tensionet në rrugët e Tiranës ishin të shumta mbrëmjen e djeshme për shkak të përballjes historike Shqipëri-Serbi, nuk kanë munguar as momentet e veçanta mes shtetasve serbë dhe atyre shqiptarë.
Një video po bën xhiron e rrjetit, pasi tifozi shqiptar shfaqet në transmetimin live të gazetarit serb, teksa papritmas i dhuron një puthje.
Siç mund ta shikoni dhe në pamjet e mëposhtme, tifozi shqiptar puth në faqe gazetarin serb të Al Jazeera Balkans, Milan Boskoviç.
Mësohet se serbi ishte në lidhje direkte përpara “Arenës Kombëtares”, kur papritur ka marrë një puthje në faqe nga tizofi i kombëtares shqiptare.

