Një incident i papritur ndodhi në Romë, ku politikan i rajonit për Industrinë, Emanuele Cani, humbi ekuilibrin në shkallët e Pallatit Piacentini Vaccaro dhe përfundoi me kokë drejt një dritareje të çmuar prej xhami, të vitit 1932.
Pamjet tregojnë momentin dramatik kur dritarja monumentale u thye në disa pjesë, ndërsa stafi i ministrisë ndërhyri menjëherë për t’i ardhur në ndihmë politikanit, i cili fatmirësisht mori vetëm lëndime të lehta.
Cani shprehu keqardhje për dëmtimin e veprës historike dhe siguroi publikun se gjendja e tij është e qëndrueshme. Dritarja, e cila zbukuron shkallën kryesore të godinës, konsiderohet një nga veprat më të rëndësishme të artit italian të shekullit XX.


