Site icon Informohu siç duhet

VIDEO/ Politikani italian humb ekuilibrin dhe thyen dritaren historike të vitit 1932, rrjeti i dëshpëruar

Një incident i papritur ndodhi në Romë, ku politikan i rajonit për Industrinë, Emanuele Cani, humbi ekuilibrin në shkallët e Pallatit Piacentini Vaccaro dhe përfundoi me kokë drejt një dritareje të çmuar prej xhami, të vitit 1932.

Pamjet tregojnë momentin dramatik kur dritarja monumentale u thye në disa pjesë, ndërsa stafi i ministrisë ndërhyri menjëherë për t’i ardhur në ndihmë politikanit, i cili fatmirësisht mori vetëm lëndime të lehta.

Cani shprehu keqardhje për dëmtimin e veprës historike dhe siguroi publikun se gjendja e tij është e qëndrueshme. Dritarja, e cila zbukuron shkallën kryesore të godinës, konsiderohet një nga veprat më të rëndësishme të artit italian të shekullit XX.

Exit mobile version