Këto janë pamjet e rralla ku mund ta gjesh në rrjet, Megi Fetah, vajzën e ish gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetah, tashmë e arrestuar.
Në këtë video, kur Megi ka qenë rreth moshës 30-vjeçare, shfaqet duke kërcyer krah të ëmës së saj, Pajtime Fetah.
Në videon e mëposhtme të publikuar nga emisioni Stop disa vite më parë, shihet vajza e Pajtime Fetahut së bashku me mamanë e saj në një lokal në Elbasan duke kërcyer.
Megi Fetah, edhe pse në një post si pedagoge, është shumë e vështirë për të gjetur një foto të portretit të saj, ku fotoja e saj mungon edhe tek “website” i universitetit, ndryshe nga pedagogët e tjerë.
Zbërthimi i përgjimeve të SKY ECC ka nxjerr në dritë shumë vepra të grupit kriminal të Suel Çelës në Elbasan. Përveç tentativave për vrasje, kalimet e drogës nga Amerika Latine dhe pazaret mes grupit, kanë dalë dhe tentakulat që ky grup ka shtrirë të sistemin e drejtësinë dhe politikës në vend.
Një nga lidhjet e forta që grupi kishte, ishte me gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila ka shkelur shumë herë ligjin duke dhënë vendime në favor të grupit të Çelës. Por në përgjimet e SKY ECC, shihen dhe shumë episode ku, lidhjet mes anëtarëve të grupit të Çelës dhe gjyqtares Pajtime Fetahu, i bënte vajza e kësaj të fundit Megi Fetah.




