Site icon Informohu siç duhet

VIDEO/ “O vrasëse, hajdute”, qytetarët presin poshtë zyrës ministren Koçiu

VIDEO/ “O vrasëse, hajdute”, qytetarët presin poshtë zyrës ministren Koçiu
Mbrëmjen e djeshme, një grup të rinjsh pritën ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, poshtë zyrës së saj për ta përballur lidhur me skandalin në spitalin Onkologjik.

Mjekët kishin krijuar një skemë korrupsioni për t’i dërguar pacientët me kancer në klinika private, shpesh duke kryer operacione të panevojshme.

Pas protestës së tretë para Ministrisë së Shëndetësisë, të rinjtë i bërtitën Koçiut, duke e quajtur “vrasëse, kriminele dhe hajdute”. Ata kërkuan që ajo të mbajë përgjegjësi dhe të japë dorëheqjen.

“O vrasëse! Zonja ministre, pse nuk e patë protestën? Hajdute! Kriminele! A do të jepni dorëheqjen apo do të vazhdoni të shmangni përgjegjësinë? Përballuni me qytetarët, mos ikni me makina të shtrenjta. Turp!” dëgjohen të rinjtë duke i bërtitur Koçiut.

Exit mobile version