TIRANË– Prej orës 19:00 të kësaj të hëne është mbajtur protesta e rradhës para Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me skandalin në spitalin Onkologjik, në të cilin mungojnë sërish medikamentet.
Për pasojë pacientëve u duhet të presin në radhë dhe nuk marrin zgjidhje pasi pajisja e kimio-terapisë me rreze është jashtë funksionit.
Në fjalën e tij në protestën e sotme, gazetari Osman Stafa u shpreh se ajo që po ndodh në këtë spital është krim dhe vrasje. Më tej ai tha se gjithë kjo situatë po përpiqet të kalohet duke ua hedhur fajin mjekëve, por sipas tij mjekët janë veçse hallka e fundit e këtij institucioni.
“Mjekët janë hallka e fundit, institucioni që duhet të sigurojë kimiot është Ministria e Shëndetësisë. Pancientët presin me muaj, po ku njeh kanceri listë-pritjeje, ku pret kanceri tenderat? Si pasojë e mungesës së 2 medikamenteve 200 pacientë me kancer janë pa mjekim. A është vrasje kjo, a është krim.”– u shpreh Stafa./ Radar.al