Pamjet që kanë bërë xhiron e internetit për arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, ish kryeministrit Ilir Meta, i kanë shërbyer si argument në politikën e ditës në Itali ish-kryeministrit Matteo Renzi.
Duke folur për marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët e kapur në brigjet italiane dhe transferimin e tyre drej kampeve të Gjadërit dhe Shëngjinit, ai solli si argument arrestimin e Ilir Metës.
“Ne e dimë që pak më herët u arrestua ish-presidenti shqiptar. Nga pamjet e arrestimit që kapet dhe tërhiqet zvarrë në mes të rrugës një ish-president, imagjinoje çfarë mund të bëjnë autoritetet shqiptare me emigrantët bangladeshas”, thotë ai.


