Ish-banorja e Big Brother Vip Albania 3, Françeska Murati ka festuar ditëlindjen e dytë të djalit të saj Charlie.
Në rrjetet sociale ajo ka ndarë disa nga momentet e festës që ka bërë në Shqipëri.
Në këto imazhe, për herë të parë ajo ndan dhe portretin e bashkëshortit të saj.
Françeska ka qenë shumë hermetike për jetën e saj private në lidhje me partnerin.
E pyetur disa kohë më parë në rrjetet sociale se pse nuk ndan foto me bashkëshortin ajo u përgjigj:
‘E kam për vete, nuk e kam për botën’.
Ndërkohë sot mund të shihni se si duket ai, krah Françeskës dhe djalit të tyre 2 vjeçar.
Françeska ka veshur një fustan të bardhë, ashtu si ngjyrat që mbizotërojnë detajet e festës.
Si gjithmonë ajo godet me stilin dhe elegancën në të veshur. Edhe 100 djali!
Përgatiti Radar.al



