Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    VIDEO/ Flakë në zemër të Amsterdamit, digjet kisha historike dhe shembet kambanorja gjatë natës së Vitit të Ri

    January 1, 2026

    Pamje dramatike janë regjistruar gjatë natës së ndërrimit të viteve në qendër të Amsterdamit, ku një zjarr i madh përfshiu kishën historike Vondelkerk, duke shkaktuar dëme të rënda strukturore. Flakët shpërthyen pak pas mesnatës dhe u përhapën me shpejtësi, ndërsa në orët e para të mëngjesit u shemb plotësisht kambanorja e kishës.

    Autoritetet lokale bënë me dije se ndërtesa nuk mund të shpëtohet më dhe se situata mbetet jashtëzakonisht e rrezikshme. Rajoni i Sigurisë Amsterdam-Amstelland paralajmëroi se ekziston rrezik real për shembjen e plotë të kishës, e cila ndodhet pranë Vondelparkut, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit holandez.

    Zjarrfikësit vijojnë ende përpjekjet për shuarjen e flakëve, ndërsa një pjesë e strukturës qendrore dhe kambanorja janë shembur tashmë. Për arsye sigurie, banesat përreth janë evakuuar dhe zjarri është klasifikuar si i përhapur, për shkak të intensitetit dhe dendësisë së zonës urbane.

    Sipas mediave holandeze, maja e kishës 154-vjeçare u rrëzua pasi ndërtesa ishte përfshirë nga flakët për më shumë se një orë. Kryetarja e Bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema, e cilësoi ngjarjen si një zjarr “shumë intensiv dhe të tmerrshëm” në një monument kulture, duke theksuar se prioriteti kryesor mbetet siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e objekteve përreth.

    Kisha Vondelkerk u ndërtua në vitin 1872 dhe për dekada njihej si Kisha e Zemrës së Shenjtë të Jezusit. Pas një periudhe të gjatë braktisjeje dhe rreziku për shembje, ajo u restaurua në vitet ’80 dhe kohët e fundit shërbente si hapësirë për aktivitete kulturore, evente dhe koncerte.

    ❗️⚠️🇳🇱 – As 2026 begins, a tragic incident has marred the New Year celebrations in Amsterdam.

    Shortly after midnight on January 1, a major fire broke out at the historic Vondelkerk, a neo-Gothic landmark built in the late 19th century near Vondelpark.

    Emergency services… pic.twitter.com/Hys1ce6S8V

    — 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) January 1, 2026

    Amsterdam flakë kambanorja kisha historike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.