Modelja Arbenita Ismajli dhe Fero kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes e më pas për përplasjet për kujdestarinë e vajzës.
Fero para disa javësh na zbuloi se Nina, do qëndrojë me të për 12 muaj, pasi ky ishte urdhëri i gjykatës, ndërsa me nënën vajza do të qëndrojë për disa ditë në muaj.
Përgjatë atyre ditëve moidelja nuk reagoi për rastin në fjalë, por mesa duket “durimi i është sosur” ditën e sotme.
Arbenita përmjet një videoje në ‘Tik Tok’, ku shfaqet së bashku me vajzën në avion shkruan se kur të rriten, fëmijët do e kuptojnë se cili prind ishte problem, duke nënkuptuar se vajza do kuptojë se reperi ishte problemi.
https://www.tiktok.com/@arbenitaism/video/7421499714455047456?is_from_webapp=1&sender_device=pc

