Këngëtarja dhe kantautorja britanike Adele, e njohur për hitet si ‘Someone Like You’ dhe ‘Rolling In The Deep’, kishte lajmëruar në fillim të këtij viti se do të bënte një “pauzë të madhe” nga muzika.
Këngëtarja e njohur, sipas Sky News i dha lamtumirën fansave të saj, në koncertin e fundit në Las Vegas dhe pranoi se nuk e di se kur do të performojë përsëri.
Videot e postuara në internet nga koncerti i saj tregojnë se këngëtarja përlotet teksa i thotë lamtumirë fansave.
“Ka qenë e mrekullueshme dhe do të më mungoni shumë. Nuk e di se kur mund të performoj sërish. Unë kam nevojë vërtet për pushim dhe kam kaluar shtatë vitet e fundit duke ndërtuar një jetë të re, për veten time dhe dua ta jetoj atë tani”, tha ajo.


