Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanjë, festa për titullin botëror përfundon në tragjedi, humb jetën një 13-vjeçar pas shembjes së një shatërvani

    Gara për Departamentet kryesore në polici: 9 kandidatë në konkurs, vetëm 6 do të marrin drejtimin e strukturave

    Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Video e “arratisjes” nga Shqipëria, Sali Berisha zbulon vendndodhjen: U largova të enjten, ishte një udhëtim blic

    June 29, 2026

    Lideri demokrat, Sali Berisha tregon se ka zhvilluar “një udhëtim blic” ditën e enjte, por jo për t’u arratisur nga Shqipëria siç është aluduar në rrjetet sociale, por për një vizitë në Berlin, në Budestagun Gjerman. ” Udhëtim blic në Berlin! Të dashur miq, Ditën e enjte u nisa për një udhëtim të shkurtër në Berlin me dy qëllime: Së pari: Për të marrë pjesë, me ftesë të zotit Christian Freiherr von Stetten MdB, Kryetar i Qarkut Parlamentar të Ndërmarrjeve të Mesme (PKM) të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, në festën e 50-të verore të PKM-së. Ky aktivitet u zhvillua po atë ditë, më 25 qershor 2026, nga ora 17:30 në Kopshtin e Kronprinzenpalais, në Berlin.

    Së dyti: Për të takuar miq të mi të shquar gjermanë në Bundestag, CDU, për t’i falënderuar ata me mirënjohje të thellë për mbështetjen e tyre të çmuar ndaj meje, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë. Festa e 50-të e PKM-së në kopshtet e Pallatit të Princit të Kurorës zgjati disa orë dhe ishte një mjedis festiv vërtet i mrekullueshëm, që bashkonte qindra deputetë, politikanë të CDU-së dhe biznesmenë të afërt me këtë parti. Festën e përshëndeti Kancelari Friedrich Merz. Aty pata rastin të takoj, të përshëndetem dhe të bisedoj me shumë deputetë të Bundestagut, zyrtarë, gazetarë dhe biznesmenë gjermanë, ndaj dhe e falënderoj me përzemërsi kryetarin, zotin Christian Freiherr von Stetten MdB, për nderin që më bëri me ftesën e tij.

    Gjatë qëndrimit tim të shkurtër jashtë festës, së bashku me nënkryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, patëm takime të veçanta në Bundestag me: Zotin Tilman Kuban, zëdhënës për Politikën Europiane të grupit parlamentar të CDU/CSU; Zotin Christian Kremer, kryetar i zyres për marrëdhënie ndërkombëtare të CDU-së; Miqtë e mi të shquar të PD-së dhe të Shqipërisë: Peter Beyer, raportues i grupit të CDU/CSU për marrëdhëniet transatlantike dhe vendet e Ballkanit Perëndimor; Olav Gutting, personalitet  i rëndësishëm i grupit parlamentar CDU/CSU për Financat dhe Buxhetin; Elmar Brok, personalitet i shquar i CDU-së, ish-Kryetar i Komisionit të Jashtëm, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut për dy dekada në Parlamentin Europian; Peter Tiede i të përditshmes gjermane Bild, gazetar i mirënjohur për qëndrimet në mbrojtje të pluralizmit politik në Rusi, Shqipëri dhe në diktaturat e tjera autokratike.

    Në të gjitha këto takime shpreha mirënjohjen time të thellë ndaj miqve tanë, CDU-së dhe Bundestagut për mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë, Partisë Demokratike dhe opozitës në Shqipëri. Gjithashtu, i njoha bashkëbiseduesit e mi me krizën e thellë që po kalon vendi nën diktaturën autokratike të Edi Ramës, me kërkesat e drejta të rinisë shqiptare në protestën më të gjatë dhe më të fuqishme në historinë e Shqipërisë, si dhe me qëndrimin cinik të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij ndaj këtyre kërkesave.

    Gjatë qëndrimit tim në Berlin, takuam dhe u mikpritëm nga miku im ish deputetin dhe ish-zëvendës ministrin e Kosovës Gani Dreshaj dhe përfaqësues të tjerë të diasporës, të cilët i falënderoj shumë përzemërsisht për mikpritjen dhe lehtësitë që na krijuan gjatë qëndrimit në Gjermani”, shkruan lideri demokrat, teksa zbulon dy qëllimet e udhëtimit të tij jashtë vendit. Median raportuan se pasditen e së enjtes se Sali Berisha po udhëtonte jashtë Shqipërisë, nga Aeroporti i Rinasit, por deri në reagimin e shefit të selisë bli, nuk kishte asnjë informacion se për ku ishte nisur. Lideri demokrat shoqërohej nga Tomor Alizoti.

    sali berisha Shqipëria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanjë, festa për titullin botëror përfundon në tragjedi, humb jetën një 13-vjeçar pas shembjes së një shatërvani

    July 20, 2026

    Gara për Departamentet kryesore në polici: 9 kandidatë në konkurs, vetëm 6 do të marrin drejtimin e strukturave

    July 20, 2026

    Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

    July 20, 2026

    ARRSH hap tender 5.2 milionë euro për rrugën lidhjen e unazës verilindore të Tiranës me Rrugën e Arbrit

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.