Elvis Shkambi është identifikuar si autori i atentatit fatal ndaj gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, i cili u vra sot brenda sallës së gjyqit. Përveç gjyqtarit, ai plagosi edhe dy persona të tjerë, babë e bir Ervis dhe Rakip Kurtaj.
Dy vite më parë, 31 familje në Shkodër e kishin denoncuar babain e autorit të dyshuar, Gjon Shkambin, duke e akuzuar se po u merrte shtëpitë në një godinë të ish-shkollës së rezervave në lagjen “Skënderbeg”. Banorët e akuzuan për thyerje banesash dhe kërcënime, duke protestuar përpara komisariatit të policisë.
Pas denoncimeve, Gjon Shkëmbi doli publikisht me deklarata për mediat, ku pretendonte se ishte pronari legjitim i godinave dhe se dispononte dokumentacion të rregullt. Ai kërkonte ndërhyrjen e policisë dhe përmbarimit për të liruar pronat që, sipas tij, i përkisnin me vendime gjyqësore.
Në vitin 1992, 31 familjet ishin vendosur në godinë me vendim të Bashkisë Shkodër. Banorët pretendonin se prona ishte ende shtetërore dhe dokumentet e pronësisë ishin falsifikuar. Për këtë arsye, procesi gjyqësor është zvarritur prej vitesh në institucionet shqiptare.
Banorët kishin filmuar Gjon Shkëmbin duke hyrë në banesa pa leje, si provë e pretendimeve të tyre.


