KRUJË
Policia e Krujës ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri pushkë në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas burimeve zyrtare, autori i dyshuar, Qerim Mali, është një person me precedentë të mëparshëm penal. Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e forcave të policisë ka parandaluar mundësinë e ndonjë ngjarjeje kriminale më të rëndë.
Gjatë aksionit të zhvilluar, policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pushkë dhe municionin përkatës. Pasi u arrestua, Mali u dërgua në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Postimi i plotë i policisë:
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.
Qëlloi me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja në kohë e Policisë, parandon ngjarje të mundshme kriminale.
Vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë sëbashku me municion.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe.
Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët.
Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Radar.al


