TIRANË– Gjesti një ditë më parë ka goditur me vezë në fytyrë dhe në kokë, Vserlon dhe Olën.
Gjatë kohës që kanë qenë duke qëndruar në Living, Gjesti i ka thyer vezën në fytyrë Vserlos i cili ka reaguar ashpër, ndërsa vetëm pak minuta më vonë i ka thyer me forcë vezën në kokë Olës.
Të dy banorët janë ankuar për këtë incident që ju ka ndodhur, por teksa nga produksioni s’është marrë asnjë masë ndaj Gjestit, banori shprehet se sikurse u mor vendimi për largimin e G-Banit pasi preku në fytyrë Gjestin, edhe ky i fundit duhet të largohet me zarf të zi nga loja./Radar.al


