Situata për Shqipërinë në Kualifikueset e Botërorit po bëhet e vështirë, pasi Serbia triumfoi 1-0 në transfertë ndaj Letonisë dhe mori vendin e dytë në Grupin K.
Takimi i luajtur në Riga ishte i luftuar, por një gol i Dusan Vlahovic në minutën e 12’ mjaftoi për të siguruar tri pikët për ekipin serb.
Pas kësaj fitoreje, Serbia shkon në 7 pikë, dy më shumë se Shqipëria, që tani duhet të fitojë me çdo kusht në ndeshjen e ardhshme kundër Letonisë në Tiranë. Ndërkohë, serbët do të presin Anglinë në shtëpi pas tre ditësh.
Rezultati:
Letoni 0-1 Serbia
Gol: Vlahovic 12’


