Problematikat në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë vijojnë të mbeten shqetësuese, veçanërisht në zonën e Gurit të Kuq, ku përroi pranë fshatit me të njëjtin emër ka dalë sërish nga shtrati.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sasi të mëdha uji dhe inertesh kanë pushtuar rrugën, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
Aktualisht, lëvizja në këtë segment realizohet vetëm në një korsi, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal gjatë kalimit në zonë.


